LAJMI I FUNDIT:

“Z-Mobile” e bën me banesë një familje në nevojë (Foto/Video)

“Z-Mobile” e bën me banesë një familje në nevojë (Foto/Video)

Në prag të festës së Fiter Bajramit, “Z-Mobile” me iniciativë të themeluesit Blerim Devolli po vazhdon traditën e sa viteve më parë për dhurimin e vendbanimit të nëntë me radhë.

Drejtues të operatorit mobil të premten ia kanë dorëzuar çelësat e banesës së re në Fushë Kosovë familjes Dushi, familje kjo gjashtë anëtarëshe skamnore nga Bukoshi i Vushtrrisë.


Drejtori i ‘Z-Mobile’, Milot Gjikolli pas dorëzimit të çelësave tek banorët e rinj të kësaj banese, tha se Blerim Devolli me iniciativat e tij të cilat kanë kaluar në një traditë të mirë fisnike në strehimin e familjeve në varfëri nga Kosova.

Ai beson se kjo traditë do të bëhet edhe më e madhe në vazhdimësi deri në një moment që në Kosovë mos të ketë nevojë për këso lloj mbështetje.

“Desha ta filloj këtë duke cituar një shqiptare të madhe që thotë: S’është me rëndësi sa dhurojmë, po sa dashuri ka në atë që dhuron’. Kjo është një traditë shumë fisnike e nisur prej themeluesit të kompanive të tona Blerim Devollit. Kjo është shtëpia e nëntë që po jepet anë e mbanë Kosovës. Familjet janë përzgjedhur në mënyrën më transparente dhe ne në bashkëpunim si ‘Z-mobile’ me organizatën ‘nëna dhe fëmijë të lumtur” ju kemi përzgjedhur juve. Dhe ne besojmë fuqishëm në këtë rast ne kemi jep dashuri, sepse kemi jap një shtëpi, e cila është simbol i familjes dhe familje është simbol I dashurisë. Andaj, përveç që ju urojmë ju dëshirojmë të gjitha të mirat dhe sukses. Fëmijët të shkollohen dhe të bëhen pjesëtar të vlefshëm të shoqërisë tonë kosovare”, theksoi Gjikolli.

Naim Dushi, i cili që nga sot bashkë me familje u bënë me banesë të re u shpreh mjaft i emocionuar.

Ai falënderoi “Z-mobile” dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për strehimin e tyre.

“Shumë mirë, faleminderit së pari prej Edita Dulës, Devollit Grup dhe krejt atyre që kanë kontribuar, Inshalla Zoti ua kthen me të mirë”, tha Dushi.

Edhe zonja e shtëpisë së re Bedrije Dushi u shpreh e emocionuar me lot në sy derisa falënderoi për këtë banesë, meqë nuk kishte pritur asnjëherë se do bëhet banore e një shtëpie të re.

“Kush ka dhënë e falënderoj krejt ekipin. Pa pritë, këtë se kam besu …”, tha Dushi.

Përfaqësuesja e shoqatës “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, Edita Dula, e cila e ka vizituar vazhdimisht familjen Dushi tha se prej shumë familjeve që ka vizituar në Kosovë me gjendje të rëndë ekonomike kjo familje e meriton këtë shtëpi të re.

“Ndoshta sa këta jam e emocionuar edhe unë. Unë nuk kam bërë asgjë në këtë punë përveç që kam propozuar familjen. Kam menduar se jam e sigurt që janë një familje shumë e mirë dhe shumë punëtorë. Sa herë që kam shkuar me i vizituar e kam parë që jetojnë në kushte të tmerrshme dhe në ato kushte janë munduar me mbijetuar në atë ambient të keq që kanë pasur… Më bëri përshtypje Bedria kur e pa djalin t’u qajt, i tha më nuk ke me pas ftohtë”, theksoi Dula.

Të gëzuar për banesën e re janë edhe katër fëmijët e kësaj familje ku më i vogli rreth tre vjeç i pranoi çelësat e banesës.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori