LAJMI I FUNDIT:

YouTube fillon huazimin e filmave edhe në Britani

YouTube fillon huazimin e filmave edhe në Britani

Gjatë ditës së sotme, YouTube ka paralajmëruar shërbimin e ri për huazimin e filmave, i cili në muajin maj ishte lansuar në Kanada dhe SHBA, ndërsa sot i njëjti ka arritur edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Shërbimi i ri i YouTube për huazimin e filmave sjell me mijëra filma të metrazhit të gjatë nga prodhuesit më të mëdhenj të filmave nga Hollywood’i ose edhe nga produksionet e famshme britanike.

“Ne kemi një listë të gjatë të filmave të famshëm, të cilët do të ju argëtojnë gjatë tërë sezonit dimëror, por jo vetëm. Nga The Dark Knight and Reservoir Dogs e deri tek filmat e rinj si: Hanna, Fast Five, dhe Red Riding Hood, ose klasikët britanik si: Monty Python’s The Meaning of Life and Lock, Stock apo Two Smoking Barrels” kanë thënë zyrtarët e YouTube pas lansimit të shërbimit të ri edhe në Mbretërinë e Bashkuar. / Telegrafi /