LAJMI I FUNDIT:

YouTube bllokon kanalin e Pornhub për shkelje të “shumta” të rregullave

YouTube bllokon kanalin e Pornhub për shkelje të “shumta” të rregullave

YouTube ka hequr kanalin e Pornhub për shkelje “të shumta” të udhëzimeve të komunitetit, siç u raportua fillimisht nga Variety. Sipas Google, llogaria e Pornhub ka shkelur politikën e linqeve të jashtme të YouTube, e cila i ndalon përdoruesit të lidhen me përmbajtje që nuk lejohet në platformë, siç është pornografia.

“Pas shqyrtimit, ne e mbyllëm kanalin Pornhub Official pas shkeljeve të shumta të Udhëzimeve tona në Komunitet,” tha zëdhënësi i YouTube, Jack Malon për The Verge. “Ne zbatojmë politikat tona në mënyrë të barabartë për të gjithë, dhe kanalet që shkelin në mënyrë të përsëritur ose i dedikohen përmbajtjeve të ndaluara”.

Kanali i Pornhub në YouTube, i cili kishte gati 900,000 abonentë përpara se të hiqej nga platforma e videove, postoi përmbajtje “të sigurt për punë” duke promovuar faqen dhe performuesit e saj, transmeton Telegrafi.

Kompania aplikoi gjithashtu një kufizim moshe për videot e postuara në YouTube që kërkonte që shikuesit të ishin 18 vjeç ose më të vjetër, dhe “kategorikisht mohon” pretendimet se ajo postonte ose lidhej me përmbajtje për të rritur.

“Pornhub ruan besimin dhe masat më të mira të sigurisë në internet dhe kujdeset veçanërisht për të siguruar që të mos shkelë asnjë nga Udhëzimet e Komunitetit të YouTube,” i tha The Verge një zëdhënës i Pornhub, i cili kërkoi të mbetet anonim për arsye sigurie që lidhen me “doksimin”.

Lajmi për largimin e Pornhub nga YouTube vjen disa muaj pasi Instagram ndaloi përgjithmonë llogarinë e Pornhub, duke përmendur shkelje të rregullave në lidhje me lakuriqësinë, përmbajtjen për të rritur dhe nxitjen seksuale. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kalo në kategori