LAJMI I FUNDIT:

YouTube blen RightsFlow

YouTube blen RightsFlow

YouTube ka blerë kompaninë RightsFlow, e cila i ndihmon shkrimtarët e këngëve, muzikantët, shtëpitë muzikore, distributorët dhe shërbimet e muzikës në internet për arritjen e marrëveshjeve në lidhje me licencimin dhe pagesat e shtesave relevante.

Sipas fjalëve të përfaqësuesve të YouTube, me kombinimin e njohurive dhe teknologjisë së RightsFlow me platformën YouTube besojnë se më shpejtë dhe në mënyrë më efikase do të licencojnë muzikën në YouTube, respektivisht shfrytëzuesve do të u mundësojnë edhe më shumë përmbajtje muzikore, ndërsa muzikantëve më shumë të hyra nga muzika.

Informatat financiare në lidhje me marrëveshjen nuk janë publikuar, e më shumë informata mund të gjeni në blogun e YouTube. /Telegrafi/