LAJMI I FUNDIT:

Yolo është aplikacioni numër një, më i kërkuar se Snapchat (Foto)

Yolo është aplikacioni numër një, më i kërkuar se Snapchat (Foto)

Aplikacioni Yolo, është më i kërkuar ditëve të fundit në App Store.

Shumë të rritur, që nuk kalojnë kohë të gjatë në Snapchat, mund të mos kenë dëgjuar për Yolo, por është një trend shumë i përhapur viral, transmeton Telegrafi.


Ka tre javë që ndodhet në App Store, ndëra në dhjetë ditët e fundit, Yolo është numër një në top dhjetëshen kryesore. Që kur është lansuar më dy maj, u shkarkua mbi pesë milionë herë, duke u bërë më i kërkuar se Snapchat, që është shumë i popullarizuar.

Kjo platformë anonime, iu mundëson shfrytëzuesve t’ju bëjë pyetje ndjekësve, ndërsa merr përgjigje pa ditur se nga kush.

Nëpërmjet këtij aplikacioni, mund të pyesni për dukjen e juaj, apo ndonjë veprim të ndryshëm dhe mund të pranoni përgjigje shumë të sinqertë, meqë identiteti i atij që përgjigjet është i panjohur.

Ka mundësi, që nëpërmjet reagimeve në Yolo, dikush të përgjigjet negativisht dhe të ketë mundësi bulizmi, por jo për gjatë.

Filtrat e aplikacionit, do të detektojnë gjuhën e urrejtjes dhe do ta bllokojnë menjëherë atë llogari, ndërsa raportimet do shqyrtohen me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Kalo në kategori