Mosmbajtja e zotimeve të kryeministrit, Albin Kurti, ndaj bashkësisë ndërkombëtare është shkaku që draft-statuti i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese para votimit në Këshill të Ministrave të Këshillit të Evropës ka pohuar njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri.
Të martën e 16 prillit shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE. Pas këtij triumfi në Asamble, çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës.
Por, sipas Ymerit, që Kosova të ketë mundësi të jetë në rend dite në Këshill të Ministrave në maj, duhet të merret një vendim nga Qeveria për Asociacionin.
“Është për shkak të mos mbajtës zotimeve që u ka dhënë diplomatëve ndërkombëtarë Kurti dhe përfaqësuesve të BE-së. Këtë radhë nuk mundet që t’i besojnë fjalës së Kurtit meqë fjalë të tilla kanë dëgjuar. Kemi pasur Macron vitin e kaluar që ka thënë nuk i kanë mbajtur zotimeve që i kanë dhënë”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.
Ymeri ka thënë se deri më 10 maj pritet të dërgohet në Kushtetuese, draft-statuti i Asociacionit.
“Lëvizja në ketë drejtim nuk është me themeluar Asociacionin, është me e dërgu në draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese. Ky është hapi që po i kërkohet Kosovës tash para votës në maj të Këshilli të Ministrave. Deri më 10 maj pritet që u vendim me u marr në Qeverinë e Kosovës dhe me u dërgu në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë drejtim pak a shumë që para votës në Këshill të Ministrave Kosovës do ti kërkohej kjo. Dhe ka shumë gjasa që shumtë shtetet që kanë njohur Kosovë, si Franca e Italia e kanë kushtëzuar votën me dërgim të draft-statutit. Nesër kjo nuk ndodhë gjasat janë që të shtyhet votimi për një moment tjetër. Nuk do ta vendosin raportin në votim se nuk i kanë votat e sigurta që 31 shtete duhet me votu në favor të Kosovës, prej 46 sa janë aty…”, ka shtuar Ymeri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProkuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës