LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Do ta miratojmë Ligjin për Mbrojtjen e prodhimeve vendore

Ymeri: Do ta miratojmë Ligjin për Mbrojtjen e prodhimeve vendore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një shkrimi në Facebook ka premtuar se do ta bashkojnë tregun e Kosovës dhe Shqipërisë në një treg të vetëm për prodhimet, mallrat, shërbimet dhe biznesin në përputhje me interesin kombëtar dhe praktikat e BE-së.

Shkrimi plotë i Ymerit:


Janë dy probleme madhore që e pengojnë zhvillimin e prodhimit vendor, e rrjedhimisht e pamundësojnë punësimin e zhvillimin ekonomik: qasja në kapital për ndërmarrësit, qasja në tregje për prodhimet/shërbimet.

Fondi Sovran e sanon problemin e parë. Me komponentën kredituese ky Fond do t’u ofrojë ndërmarrësve vendor financa të përballueshme për investime, kundrejt kamatave të larta të bankave, apo zhvatjes mbytëse të fajdeve.

Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje do ta miratojmë Ligjin për Mbrojtjen e prodhimeve vendore. Me këtë ligj parashikohen përparësitë në prokurim publik për prodhuesit vendor.

Si dhe do ta bashkojmë tregun Kosovë Shqipëri në një treg të vetëm për prodhimet, mallrat, shërbimet dhe biznesin në përputhje me interesin kombëtar dhe praktikat e BE-së. Ky bashkim do të nis nga harmonizimi i Sistemit Doganor me Republikën e Shqipërisë, dhe do të vijojmë me regjistrin e përbashkët civil dhe të bizneseve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Këto masa rezultatin e parë do ta kenë qarkullimin dhe bashkëpunimin pa pengesa të qytetarëve, profesionistëve dhe prodhimeve.

Në trend

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Kalo në kategori