LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Shesheli të dënohet edhe për krimet në Kosovë

Ymeri: Shesheli të dënohet edhe për krimet në Kosovë

Dënimin e udhëheqësit të grupeve paramilitare serbe gjatë luftërave në ish-Jugosllavi,Vojisllav Sheshelit nga Tribunali i Hagës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, e ka cilësuar lajm të mirë për viktimat, por “të pamjaftueshëm”.

Sipas deputetit të Grupit të Pavarur të Deputetëve, ky dënim ridëshmon përgjegjësinë politike të Sheshelit dhe të Serbisë shtetërore në krimet kundër njerëzimit dhe në spastrimet etnike në Ish-Jugosllavi.


Ymeri përmes një postimi në Fcebook, ka thënë se paramilitarët çetnikë të Sheshelit me njësitet e tjera fashiste të së djathtës ekstreme të Serbisë ishin herë pjesë përbërëse dhe herë partnere të policisë dhe ushtrisë zyrtare serbe edhe për krimet, pastrimet dhe dëbimet në Kosovë.

Postimi i plotë i Ymerit:

“Shesheli të dënohet edhe për krimet në Kosovë

Dënimi i Vojislav Sheshelit nga Tribunali i Hagës është një lajm i mirë për viktimat, por i pamjaftueshëm. Ky dënim ridëshmon përgjegjësinë e tij politike dhe të Serbisë shtetërore, në krimet kundër njerëzimit dhe në spastrimet etnike, në Ish-Jugosllavi. Paramilitarët çetnikë të Sheshelit me njësitet e tjera fashiste të së djathtës ekstreme të Serbisë ishin herë pjesë përbërëse dhe herë partnere të policisë dhe ushtrisë zyrtare serbe edhe për krimet, pastrimet dhe dëbimet në Kosovë; e jo vetëm në Kroaci, Bosnje dhe Vojvodinë. Shesheli dhe frymëzuesit, urdhënësit dhe kryerësit e krimeve kundër njerëzimit në hapësirat ish-jugosllave nga Serbia duhen të dënohen para së gjithash nga gjyqësori serb. Përballja me të kaluarën e Serbisë mbetet nevojë dhe domosdoshmëri. E vonuar, kjo përballje do ta mundësonte pajtimin e nevojshëm dhe bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal”, ka shkruar Ymeri.

Gjykata e OKB-së në Hagë hodhi poshtë sot lirimin e plotë të kreut të Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshelj në apel dhe e burgosi ​​atë për 10 vjet për krime lufte në Serbi.

Tribunali Ndërkombëtar në Hagë të mërkurën dënoi Vojislav Sheshelj me dhjetë vjet burg për nxitje të krimeve në Vojvodinë në Serbi gjatë luftës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori