LAJMI I FUNDIT:

Ymeri për krizën në Maqedoni: Reagimi i Tiranës dhe Prishtinës duhet të jetë i shpejtë dhe i vendosur

Ymeri për krizën në Maqedoni: Reagimi i Tiranës dhe Prishtinës duhet të jetë i shpejtë dhe i vendosur

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke komentuar situatën e fundit në Maqedoni, ka thënë se “tolerimi i deritashëm i dhunës e shovenizmit të Gruevskit e ka sjell këtë gjendje”.

“Tolerimi i deritashëm i dhunës e shovenizmit të Gruevskit e ka sjellë këtë gjendje. Këtu ndërkombëtarët nuk janë krejt të papërgjegjësi. Maqedonia është ndërtuar dhe ekziston përmbi pabarazinë dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve. Qartazi kjo nuk e paqëson pjesën shovene të politikës maqedone, por e ushqen dhe rrit atë. Bashkëjetesa dhe paqja arrihet vetëm në kushte barazie e solidariteti. Këtë duhet ta kuptojmë të gjithë, në secilën situatë, karshi cilitdo popull.

Shpresoj që Zijadin Sela, Zoran Zaev, e të gjithë të lënduarit tjerë të shërohen sa më shpejtë.


Reagimi i Tiranës dhe Prishtinës duhet të jetë i shpejtë dhe i vendosur. Nuk bën në asnjë mënyrë të jemi indeferent e me dy mendje në kundërshtimin tonë ndaj instalimit të politikës shoveniste në një vend fqinj. Aq më tepër kur aty jetojnë shqiptarët. Aq më tepër kur ky shovenizëm është kundër shqiptarëve”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Ymeri për krizën në Maqedoni: Reagimi i Tiranës dhe Prishtinës duhet të jetë i shpejtë dhe i vendosur.

Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Lajme
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

Politikë
Kalo në kategori