LAJMI I FUNDIT:

Ymeri për deklaratat e Hovenierit: Nuk janë lajm i mirë për Kosovën

Ymeri për deklaratat e Hovenierit: Nuk janë lajm i mirë për Kosovën

Ish-deputeti Visar Ymeri,  ka thënë se deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, nuk janë të reja dhe se i ka thënë edhe më herët.

“Janë thënë edhe më herët që ShBA-të, ambasadori Hovenier, dhe i tërë establishmenti që merret me politikën e jashtme të ShBA-ve nuk e shohin Kosovën si partnere, nuk kanë bashkëpunim me Qeverinë e Kosovën”, ka thënë Ymeri  në RTV Dukagjini.


Sipas Ymerit, një ndër pasojat do të jetë një lloj “abstenimi” që për sa kohë të kemi një Qeveri si kjo aktuale dhe me këtë sjellje, Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë fare energji që të merren me Kosovën.

“Nuk është lajm i mirë, edhe pse nuk është i ri, këtë e kemi ditur edhe para dy javëve”, ka thënë tutje analisti, duke shtuar se “rikonfirmimi” i Hovenierit tregon se “punët nuk janë mirë”.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ShBA-ja është e pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Hovenier: Jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin
Lexo po ashtu Hovenier: Jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin

“Nuk besoj se partneriteti ka të bëjë me dinarët, unë e shoh më të nuancuar se kaq. Mund të kemi partneritet të mirë dhe të fortë, më pak të fortë ose të pamjaftueshëm. Por nuk mendoj se është aq e thjeshtë sa të përgjigjem me po ose jo. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se SHBA mund të dërgojë sinjale më të qarta sesa ato që i kemi dërguar deri më tani, për atë se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin. Ne nuk besojmë se qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të Rregullores së Bankës Qendrore”, ka thënë Hovenier.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori