LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: As në Telekom nuk e dinë se sa persona kanë të punësuar

Ymeri: As në Telekom nuk e dinë se sa persona kanë të punësuar

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri në një konferencë për media ka folur për gjendjen në  Telekomin e Kosovës.

Si kryesues i Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, ai tha që ka  kërkuar nga menaxhmenti dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm për këtë hetim, dhe deri tash nuk ka marrë asnjë përgjigje, transmeton Telegrafi.


Ai ka thënë që as Telekomi nuk e dinë se sa ka të punësuar, dhe që Komisioni Hetimor është duhet i hetuar këto punësime.

“Këtë vonesë në dorëzimin e dokumentacioni nuk mund ta kuptojmë ndryshe përveç se si pengesë në punën hetimore të Komisionit. Telekomi nuk e dinë se sa ka të punësuar. Aty janë mbi 12 lloje të kontratave të cilat në një formë ose tjetrën kanë dëmtuar Telekomin, duke ia cenuar zhvillimi. Aty ka punësime familjare, ndërhyrje të Qeverisë, shpenzime të pakontrolluara të bordit. Komisioni është i vendosur që këtë çështje ta qoj deri në fund”, tha Ymeri në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.

Ai kërkoi nga bordi i Telekomit që të bashkëpunojë me Komisionin Hetimor.

“Kërkojmë nga Bordi i Telekomit që të bashkëpunojë më Komisionin Hetimor. I kemi dhënë kohë edhe disa ditë që të na sjellë dokumentata enevojshmë”, ka thënë ai.

Ymeri tutje vuri në pah 4 shkaktarë potencial të cilët dyshohen ta kenë sjellë Telekomin në këtë gjendje. Sipas tij, degradimi në këtë masë të Telekomit të Kosovës është shkaktuar nga këto veprime:

 ·       Kontratat e nënshkruara me palët e treta;

·       Punësimi – veçanërisht mbipunësimi që është bërë pa kurrfarë kriteri a nevoje, kryesisht i motivuar partiakisht e nepotist;

·       Ndërhyrjet qeveritare – ndalja e proceseve e projekteve zhvillimore të bëra nga qeveria më 2009 dhe 2010 për qëllime të privatizimit të Telekomit, si dhe marrja e dividendës pa kurrfarë kriteri e plani që ia ka cenuar rëndë kapacitetin financiar e investues Telekomit, duke i krijuar kështu hapësirë të padrejtë operatorëve tjerë (IPKO me vonë Z Mobile);

·       Shpenzimet e pakontrolluara të menaxhmenteve e bordeve të një pas njëshme për qëllime luksi.

Në fund, Ymeri tha që raporti që do ta bëjnë do t’i ndihmojë edhe Prokurorisë./Telegrafi/

 

·