LAJMI I FUNDIT:

Ymeri mbështet dorëheqjen e Sveçlës, thotë se krimi nuk do të fitojë

Ymeri mbështet dorëheqjen e Sveçlës, thotë se krimi nuk do të fitojë

Kryetari i Vetëvendosjes, Vsar Ymeri ka mbështetur aktin e dorëheqjes së Xhelal Sveçlës pas rastit tragjik ku dje dy fëmijë kanë vdekur tragjikisht në një gropë në lagjen Kolovica.


Postimi i Ymerit në Facebook:

Vdekja tragjike e Florentës dhe Florentit na ka goditur të gjithëve. Nuk ka fjalë që mund ta ngushëllojnë familjen e tyre.

E mbështesë plotësisht aktin moral dhe vetëdijësues të Xhelal Sveçlës. Dorëheqja e tij nuk flet për të personalisht, por për katandisjen që i ka ndodhur dhe po ndodh shtetit e institucioneve tona. Aq e thellë e e gjerë është bërë ajo sa që përpjekja titanike për ta luftuar atë nganjëherë nuk është e mjaftueshme.

Ne nuk dorëzohemi. Bashkë me Xhelalin dhe me aktivistët tjerë të Lëvizjes do ta luftojmë kudo e kurdo krimin, uzurpimin, degradimin që na e kanë zaptuar hapësirën e po na shkatërrojnë të tashmen e të ardhmen.

Krimi nuk do të fitojë.