LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Është gabim që të goditet Kurti me mjetet e Kurtit

Ymeri: Është gabim që të goditet Kurti me mjetet e Kurtit

Analisti, Visar Ymeri ka thënë se është gabim që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të goditet me mjetet e Kurtit apo të subjektit të tij, LVV-së. Sipas tij, çështja duhet parë që nga marrëveshja e vitit 2013.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se nga Kosova nuk po kërkohet diçka e re përpos asaj që kishte bërë kompromis në vitin 2013 me marrëveshjen e parë në mes Kosovës dhe Serbisë.


“Është gabim që të goditet Kurti me mjetet e Kurtit apo të LVV-së… Çështja e parë që duhet shtruar është kështu…Kur është nënshkruar marrëveshja e parë më 2013, ajo quhet Marrëveshja e parë për normalizim, pse quhet, sepse ndoshta do duhej të kishte edhe të dytë edhe ndoshta të tretë. Ndryshe s’do të kishte kuptim të quhej kështu”.

Ymeri thotw se marrëveshja e parë e nënshkruar më 2013 dhe e ratifikuar në kohën kur Hashim Thaqi ishte kryeministër, edhe në nënshkrim e ratifikim, e ka pasur parim themeltar dy gjëra.

“E para, të  krijohet bashkësia apo Asociacioni siç e kemi quajtur shqip në këmbim të integrimit të serbëve në institucioneve të Kosovës e veçanërisht, serbëve të Veriut, në raport me rregullimin e çështjeve të Kosovës në raport me telekomunikacionin, energjinë e kështu me radhë e në hapjen e mundësive të bashkëpuniminit e ndërveprimit rajonal me Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Ymeri.

Ky i fundit ka thënë se “marrëveshja e dytë” është ajo e cila përfshin plani franko-gjerman e cila sipas tij, pak a shumë parasheh që Kosovës t’i hapet perspektiva ndërkombëtare e që e njëjta, nuk po kërkon nga Kosova diçka të re.

Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale
Lexo po ashtu Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale

“Marrëveshja e dytë pak a shumë parasheh që Kosovës t’i hapet prespektiva ndërkombëtare, nuk është se po kërkohet nga Kosova diçka e re në përjashtim asaj çka i është kërkuar në marrëveshjen e vitit 2013, që është ASK-ja”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se” Jemi në situatë ku po na kërkohet kompromisi të cilin e kemi bërë në vitin 2013 dhe po na premtohet një avancim shtesë i pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.

“Dhe pastaj, parashihet që nga viti 2030 ose pas vitit 2030, të bëhet marrëveshja e tretë dhe përfundimtare për normalizim e cila është marrëveshje për njohje reciproke dhe në të cilën, kushti për njohje, së paku siç, po thuhet tash,…po thuhet që atëherë kushti për Serbinë do të jetë antarësimi në BE dhe Serbia do të ketë dy mundësi, antarësimin në BE, që nënkupton njohjen e Republikës së Kosovës ose mosantarësim, në mosnjohje të Republikës së Kosovës…atëherë do të flasë BE për njohje të Kosovës”.

Por, sipas Ymerit, vetëm një pyetje do duhej shtruar Kurtit e që sipas tij, është të pyeturit atë se pse nuk është angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi që nga fillimi i kohës së tij në pushtet.

“Mendoj që vetëm një pyetje duhet t’i shtrohet Kryeministrit, përpos mungesës së transparencës e kështu me radhë. Domethënë, si u bë që dy vite përgjatë kohës që ai ka qenë kryeministër, përpos faktit që kemi pasur kërkesa jashtëzakonisht të sinqerta nga SHBA-të, që ta marrin këtë proces seriozisht, ne jo që nuk i kemi dëgjuar ato, por madje jemi sill me procesin në mënyrë jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe të paparashikueshme”.

“Kujtoni dhjetorin e vitit të kaluar që e kemi sjell në një situatë që për shkak të rrethanave jashtë nesh, për Kosovën nuk mund të kërkohet më shumë sesa që po kërkohet. Këtë problem e lidhi me Kurtin. Ka mundur të merret me dialogun prej momentit që është në pushtet”, ka deklaruar Ymeri./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori