Janë bërë pesë vite prej se e ka lënë futbollin kosovar, por Ymer Statovci vazhdon të jetojë me këtë sport.  Ai për një kohë të gjatë ka luajtur për Kosovën e Prishtinës, ku ishte dhe kapiten, ndërsa tani jeton në Finlandë.  Ymeri njihet edhe si tifoz i flaktë i Liverpoolit, ku rrjetet sociale të tija janë të mbushura me foto të këtij klubi dhe lojtarëve.   "Futbollin u bën pesë vite që e kam lënë dhe më mungon shumë. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa shumë. Kam lënë një pjesë të jetës time pas futbollit dhe shpesh shikoj fotot e vjetra dhe mërzitem shumë, por vitet ikin shpejt dhe duhet të pajtohesh”, deklaroi Statovci. 

169770120 274034777529105 7301068927359823859 nAi tani jeton në mërgim dhe nuk po gjen edhe aq kohë të shikojë ndeshjet e Superligës së Kosovës, por shpreson që FC Prishtina të fitojë titullin, ose minimumin të dal në Evropë.


  Ajo çfarë i ka rënë në sy ish mbrojtësit është se te Kosova lojtarët nuk japin maksimumin si në klube.  

118729988 170511547881429 8136389227627431708 n e1728242858893"E luhatshme është forma e lojtarëve, pasi sipas meje nuk japin 100 për qind, ashtu sikurse luajnë në klubet. Por tani pres rezultate pozitive, por lëndimi i Muriqit do të jetë problem paksa. Kthimi i Zhegrovës dhe Muslijës është lajm i mirë”, nënvizoi Statovci.

  Në fund nuk munguan fjalët për klubin e zemrës, Liverpooli, ku pret luftë të flaktë për titull dhe në Ligën e Kampionëve nga Reds. 

128662943 198398425092741 7108052406232879881 n"Në Ligën Premier shpresoj çdo vit për titull, por me ardhjen e Arne Slot duket se lojtarët janë në nivel të lartë. Mendoj që nëse jo kampion, nënkampion do të dalim 100 për qind. Për Ligën e Kampionëve shpresoj që të jemi në finale”, përfundoi Statovci. /Telegrafi/

 

telegrafi sport app