Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, është kthyer me projekt të ri muzikor, pas një kohe të gjatë. 

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), bukuroshja jonë ka publikuar këngën e re "Po Sillna", së cilës ia ka bashkangjitur edhe klipin.


Për tekstin dhe melodinë e këngës është përkujdesur Fifi, teksa është realizuar nën producimin e Bini Diez.

Screenshot 45 Yllka Kuqi në klipin e ri/Foto: YouTube

Yllka edhe këtë herë ka befasuar me dukjen e saj në klip, madje vjen tejet ndryshe ngaqë jemi mësuar ta shohim.

Këngëtarja po ashtu është në përgatitje të një bashkëpunimi me artistin e njohur turko-gjerman, Baby Brown.

E njëjta po vazhdon të jetë mjaft aktive në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/