LAJMI I FUNDIT:

Ylli i TikTok, Charli D’Amelio reagon për herë të parë pas videos që i kushtoi 1 milion ndjekës

Ylli i TikTok, Charli D’Amelio reagon për herë të parë pas videos që i kushtoi 1 milion ndjekës

Charli D’Amelio kishte më shumë se 99.5 milionë ndjekës në TikTok dhe për pak shkonte në shifrën e 100 milionë ndjekësve, por një video i prishi punë. Familja D’Amelio postoi një video në kanalin e tyre në YouTube, e cila u bë virale dhe i kushtoi Charli-t diku te 1 milion ndjekës më pak.

Në video, shihen prindërit e saj, Marc dhe Heidi, e motra, Dixie, dhe i ftuari James Charles. Ndër të tjera, në video shfaqet edhe shefi i kuzhinës së familjes, Aaron May. May shpjegon çfarë ka gatuar duke përfshirë edhe një pjatë me kërmij. Në bisedë, duket sikur Charli tallet, ndërsa Dixie provon kërmillin dhe menjëherë vrapon jashtë dhe e nxjerr ushqimin.


Komentuesit e kanë kritikuar familjen për mënyrën se si u soll me May-n duke e perceptuar sjelljen e tyre si mungesë respekti dhe mosmirënjohje. Dixie u shpreh se nuk mund të gjykohet një person nga një klip 15 sekondash i nxjerrë nga konteksti. “Ekipi im e di që unë vjell shumë. Mund të më ndodhë nga aroma, mendimi apo shija e diçkaje”.

Pas kësaj, në një Instagram Live, ditën e enjte, ylli i TikTok, Charli D’Amelio shfaqet e përlotur, duke thënë se “pas këtyre reagimeve të tepërta, nuk është e sigurt nëse dëshiron ta vazhdojë ende këtë që bën”.

“Ju mund të më urreni për diçka që kam bërë, por fakti që kjo ndodhi për shkak të një keqkuptimi mendoj se nuk është në rregull. Nëse ky është komuniteti në të cilin bëj pjesë, nuk jam e sigurt nëse dua ta vazhdoj”.

Tjetër arsye pse Charli po humbet ndjekës është fakti se gjatë bisedës me James Charles, ajo u shpreh se do të donte të arrinte 100 milionë ndjekës sepse i pëlqen si numër, gjë që i bëri shumë ndjekës të mendonin se ajo i do fansat thjesht si numër.  Lidhur me këtë, D’Amelio u shpreh se e tha në kuptimin që “po kalonte nga një fazë në një tjetër” dhe “nuk donte të thoshte se i sheh ndjekësit vetëm si numra”.

Ditën e sotme, ajo shkroi në Twitter: “Nesër do të vazhdoj të postoj me një buzëqeshje në fytyrë! Në fund të ditës, unë e di se jam një njeri i mirë me zemër të mirë dhe këto nuk do i ndryshoj kurrë të vetja. Ju dua!” /Anabel/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori