LAJMI I FUNDIT:

Ylli i TikTok, Avani Gregg kurrë nuk vesh të njëjtën veshje dy herë

Ylli i TikTok, Avani Gregg kurrë nuk vesh të njëjtën veshje dy herë

Ajo mund të jetë vetëm 18 vjeç, por pamja e guximshme e yllit të TikTok Avani Gregg tashmë ka mbledhur mbi 35 milion ndjekës të saj në platformë.

“Unë fillova të bëj punë arti në letër dhe isha si: ‘E dini çfarë? Do ta zhvendos këtë në kozmetikë’. Kështu që fillova të përdor rimelin tim si bojë fytyre dhe vetëm… e filmova atë”, tha Gregg.


Fama e yllit në rrjete sociale filloi në vitin 2019, falë një video virale të transformimit që përmban një grim shumë të ndërlikuar të klounëve, e cila u desh më shumë se gjashtë orë për t’u krijuar.

@avani

and i oop-🤡i had way too much fun with this😂 #clowncheck #foryou #featureme #makeup insta-avaannii

♬ Hokus Pokus – Insane Clown Posse

Që nga ajo kohë, ajo ka vazhduar të postojë shumë më shumë pamje bukurie si të larmisë drithëruese dhe mahnitëse – dhe të degëzuara në përmbajtjen e modës, pasi ajo ka qenë gjithmonë e pasionuar pas stilit personal.

“Gjatë gjithë shkollës së mesme, unë nuk e përsërita një veshje një ditë të vetme, madje edhe sot”, tha Gregg.

Ajo është pjesë e fushatës së re për atlete Skechers Uno, duke kombinuar goditjet me ngjyra të ndezura me gjithçka, nga një fustan me tyl dhe zinxhirë të trashë argjendi deri te grimi neon.

“Thjesht e dija se ishte rasti i përsosur për të treguar që mund të bëj diçka edhe me këpucë. Unë gjithmonë kam qenë një fanse e Skechers”, tha Gregg. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është

Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"

Aksesorë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Kalo në kategori