Shemar Moore, i njohur për rolet kryesore në serialet e CBS, “S.W.A.T.” dhe “Criminal Minds”, ka njoftuar se do të bëhet baba në moshën 53 vjeçare.

Aktori e ka konfirmuar lajmin duke shpërndarë një video në Instagram, në të cilën thotë se mezi pret të bëhet baba dhe ka ‘flutura’ në bark, pasi shumë shpejt do ta mësojë gjininë e fëmijës.


Moore e ka bërë të ditur edhe datën e lindjes së fëmijës që është 8 shkurti, e që do ta shënojë edhe trevjetorin e vdekjes së nënës së tij, Marilyn Joan Wilson-Moore.

“Mami po buzëqesh nga qielli. Mrekullitë ndodhin. Pjesa më e mirë e jetës sime po vjen”, ka shkruar ai duke kujtuar nënën e tij të ndjerë.

Më pas, të rrethuar nga familja dhe miqtë, Moore dhe e dashura e tij, Jesiree Dizon, mësuan se do të presin në jetë një vajzë, pasi helikopteri lëshoi gjurmë tymi rozë.

Në emisionin me aktoren Jennifer Hudson, i cili do të transmetohet në tërësi më vonë këtë muaj, aktori ka theksuar se ka qenë i shqetësuar se mundësia e tij për t’u bërë baba mund të kishte kaluar. /Telegrafi/