LAJMI I FUNDIT:

Ylli polak konfirmon transferimin te Leicester City

Ylli polak konfirmon transferimin te Leicester City

Bartosz Kapustka ka konfirmuar se ai ka zgjedhur që të bashkohet me Leicester Cityn.

Mesfushori polak aktualisht luan për Cracovia dhe ka impresionuar në fushatën e Polonisë në ‘Euro 2016’ këtë verë.

Leicester kanë dorëzuar një ofertë prej 7.5 milionë funteve për Kapustka dhe 19-vjeçari e pranon që interesi i Claudio Ranierit ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendimin e tij për të lëvizur me kampionët e Ligës Premier.


“Po, nga të gjitha ofertat e paraqitura, Leicester më ka kërkuar më së shumti”, ka thënë Kapustka për Telewizja Polska, transmeton Telegrafi.

Ranieri: Mahrez është i lumtur në Leicester
Lexo po ashtu Ranieri: Mahrez është i lumtur në Leicester

“Interesi i Ranierit ishte një faktor i madh për mua. Ai kishte kërkuar në lidhje me mua, ai më donte për t’u bashkuar me ekipin. Kjo më bindi, por ka pasur shumë faktorë”.

“Unë nuk jam duke shkuar atje vetëm për shkak të emrit të klubit, ose për shkak se ata fituan Ligën Premier. Unë jam optimist dhe mendoj se kam një shans të vërtetë të kohës për të luajtur”, përfundoi mesfushori polak. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet nga Transferimet
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori