LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Njësoj si verën e kaluar, Barcelona po synon që të bëjë një blerje të madhe në vitin 2025 dhe pozita të cilën ata duan ta përforcojnë është krahu i majtë i sulmit. 

Drejtori sportiv Deco beson se ka një mungesë thellësie në atë pozicion, ku përveç Raphinhas i cili po shfaq formë të lartë këtë edicion, Hansi Flick nuk ka shumë opsione. 

Deco e ka bërë të qartë se Luis Diaz është kandidati i tij i preferuar për ta përforcuar Barcelonën në krahun e majtë, pavarësisht formës së dobët të kolumbianit në aspektin e golave këtë sezon. 


47-vjeçari beson se Diaz do të jetë në dispozicion këtë verë dhe për shkak të kësaj, një marrëveshje me Liverpoolin mund të arrihet gjatë verës, ka raportuar Sport. 

Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë
Lexo po ashtu Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Sipas raportit, Liverpooli do të konsiderojë shitjen e Diaz, por ata nuk do të jenë të gatshëm ta pranojnë largimin e tij për më pak se 70-75 milionë euro. 

Kjo do të thotë se Barcelona do të duhet t’i kursejë të paktën 30 milionë euro në kufirin e pagave, pasi siç dihet, problemet e tyre financiare janë të dokumentuara. 

Zyrtarët e Barcelonës e shohin këtë si diçka të arritshme, duke konsideruar se një numër lojtarësh mund të shiten në verë. 

Emra si Andreas Christensen, Alex Valle dhe Eric Garcia janë në mesin e lojtarëve që mund të shiten për të gjeneruar fonde, teksa ka një dëshirë për ta hequr qafe edhe Ansu Fatin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori