LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Bayer Leverkusenit jep dy arsye pse Xabi Alonso është trajneri perfekt për Liverpoolin

Ylli i Bayer Leverkusenit jep dy arsye pse Xabi Alonso është trajneri perfekt për Liverpoolin

Jeremie Frimpong ka thënë fjalë të mëdha për aftësitë e Xabi Alonsos si trajner, duke thënë se ai ka zgjidhje për të gjitha problemet, teksa po vazhdon të ketë thashetheme se ai do të marrë drejtimin e Liverpoolit.

Me tetë gola dhe shtatë asistime, Frimpong ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Leverkusenit, që tashmë kanë dhjetë pikë më shumë se Bayerni në vendin e dytë dhe ende nuk ka pësuar humbje në kampionat.

Frimpong beson se ka dy arsye kryesore pse Alonso është i destinuar që të bëhet një trajner i nivelit të lartë, pa marrë parasysh nëse e ardhmja e tij konsiston tek Leverkuseni apo diku tjetër.


“Ai ka luajtur për ekipe të mëdha dhe ka pasur trajnerë të mëdhenjë nga të cilët ka mësuar”, ka thënë Frimpong.

“Ai ka pasur Guardiolën, Ancelottin, Mourinhon, të gjithë ata. Ka qenë e destinuar që ai të bëhet një trajner i madh me gjithë eksperiencën që ka pasur”.

Liverpooli mbetet i vetëm në garë për Xabi Alonson pasi Bayerni tashmë ka gjetur trajnerin e ri
Lexo po ashtu Liverpooli mbetet i vetëm në garë për Xabi Alonson pasi Bayerni tashmë ka gjetur trajnerin e ri

“Ai tani po ia jep këtë informacion të gjithë lojtarëve tek Leverkuseni, ne të gjithë e shijojmë duke luajtur nën urdhrat e tij. Ne me të vërtetë luajmë futboll. Ai ka besimin e të gjithë lojtarëve dhe ne kemi besimin e tij”, përfundoi ai.

Përveç fazës së sulmit që po shkëlqen me gola këtë edicion, Alonso ka bërë një punë të madhe edhe në aspektin defanziv, duke marrë parasysh se Leverkuseni ka pësuar vetëm 16 gola në elitën e futbollit gjerman deri më tani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori