Hansi Flick ka pasur një ndikim transformues në Barcelonë që nga ardhja e tij te gjigantët e La Ligas verën e kaluar. 

Blaugranasit kishin tentuar më parë, por pa sukses, ta bindnin trajnerin gjerman të kalonte në Kataloni, përpara se ta siguronin përfundimisht atë pas largimit të Xavi Hernandez. 


Eksperienca e Flick ka udhëhequr Barcelonën në një fazë të re, me ish-trajnerin e Bayern Munichut që është fuqizuar nga disa nga talentet më të fortë të La Masias. 

Dy të rinjtë Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi janë afirmuar si lojtarë kyç, ndërsa Flick ka arritur që ta balancojë skuadrën e tij. 

Emri i Ferran Torres ishte shpesh i lidhur me një largim të mundshëm nën urdhrat e trajnerëve të mëparshëm, por pavarësisht se nuk ishte titullar i padiskutueshëm, Flick ka menaxhuar rolin e tij në mënyrë perfekte. 

Mbajtja e motivimit të Torresit për të performuar ka lejuar Flick të bëjë rotacion me Robert Lewandowskin pa rënie të madhe në performancë, pasi sulmuesi spanjoll përfundoi sezonin me 19 gola, një shifër rekord në karrierën e tij në të gjitha kompeticionet. 

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt ka zbuluar se si menaxhimi i Flickut mban skuadrën në rrugën e duhur, pavarësisht mungesës së tij të minutave në fushë gjatë sezonit 2024/25. 

“Flick është mbi të gjitha një fitues dhe ai menaxhon një skuadër të madhe në mënyrë të shkëlqyer. Ai gjithashtu tregon shumë dashamirësi ndaj të gjithëve, veçanërisht ndaj atyre që luajnë më pak, dhe është shumë i afërt me lojtarët,” tha Torresnë një intervistë për Marca. 

Pavarësisht këtyre fjalëve për Flickun, Torres vazhdon të lidhet vazhdimisht me një largim nga Barcelona, nëse nuk i jepet një rol më i madh në skuadër. 

Unai Emery raportohet se dëshiron ta sjellë përsëri në Ligën Premier kësaj radhe tek Aston Villa, nëse Barcelona pranon ta shesë. 

Megjithatë, dy klubet janë ende larg marrëveshjes sa i përket çmimit, me çmimin aktual të kërkuar nga Barcelona prej 50 milionë eurosh që nuk po konsiderohet nga Aston Villa./Telegrafi/

telegrafi sport app