LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Arsenalit është ‘i pakënaqur’ në Emirates dhe mund të largohet edhe nëse fiton Ligën Premier

Ylli i Arsenalit është ‘i pakënaqur’ në Emirates dhe mund të largohet edhe nëse fiton Ligën Premier

Një yll i Arsenalit thuhet se është i pakënaqur në klub dhe mund të largohet në verë edhe nëse ekipi londinez fiton titullin kampion në Ligën Premier.

Topçinjtë po kalojnë një sezon të mirë nën drejtimin e Mikel Artetës pasi aktualisht janë në vendin e tretë në tabelën e Ligës Premier, një pikë larg Manchester Cityt dhe dy prapa liderit Liverpoolit.

Në Ligën e Kampionëve, Arsenali është ende favorit për të kaluar në çerekfinale, pavarësisht se humbi ndeshjen e parë të 1/8-tës kundër Portos.


Duke parë përpara verës, ylli i Arsenalit, Aaron Ramsdale thuhet se është i pakënaqur në klub.

Sipas Football Transfers, klubi nga Emirates ka filluar të përgatitet për largimin e Ramsdale, pasi është vendosur tashmë në David Rayan si portieri numër një.

Përveç kësaj, është pohuar se Arsenali ka zgjedhur portierin e Ajaxit, Diant Ramaj për të zëvendësuar Ramsdale.

“Arsenali e pëlqente atë [Ramaj] kur ishte në Eintracht Frankfurt. Ai është i mirë me topin, gjë që sigurisht e dëshiron Mikel Arteta. Ai është gjithashtu i shkëlqyeshëm në topat e gjatë për sulmuesit dhe mund të jetë portieri i përsosur në Arsenal”, ka shkruar gazetarit Steve Kay.

Pavarësisht se e nisi sezonin si zgjedhja e parë e Artetës, Ramsdale u zëvendësua shpejt nga Raya në shtator. Që atëherë, anglezi është paraqitur vetëm në Carabao Cup dhe FA Cup.

Me minutat e tij të kufizuara këtë sezon, Ramsdale mund ta gjejë veten jashtë skuadrës së Anglisë së Gareth Southgate përpara EURO 2024, që do të zhvillohet në Gjermani në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori