LAJMI I FUNDIT:

Ylli i “American idol” kthehet pas shtatë vitesh në Kosovë – takimi emocionues me nënën: Më fal për mërzinë dhe lotët

Ylli i “American idol” kthehet pas shtatë vitesh në Kosovë – takimi emocionues me nënën: Më fal për mërzinë dhe lotët

Freskim Rama, i njohur për të gjithë si Kimi, është rikthyer në Kosovë pas shtatë vitesh.

Ylli i “American Idol” lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Në një video të publikuar në Instagram, ai sjell një moment emocionues – takimin me nënën në prani të familjarëve të tjerë.


Foto: Screenshot/Instagram

Kim shpërthen në lot dhe tregon se ka pasur mall të madh për ta, meqë u bë një kohë e gjatë që nuk ka qenë në vendlindje.

“Shtatë ditë, shtatë muaj, shtatë vjet pa e parë familjen time”, nis postimi i artistit.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai theksoi: “Më fal nënë për mërzinë dhe lotët që të kanë shkuar për faqe kur ti ke pasur nevojë për mua”.

Disa muaj më parë, Kim mahniti jurinë e “American Idol” teksa i këndoi Kosovës, ku në juri ishte edhe ylli i famshëm, Katy Perry.

View this post on Instagram

A post shared by Kimi (@urboykimi)


Djaloshi nga Kosova (25-vjeçar) nisi audicionin me këngën “Heal” të Tom Odell”, por e përfundoi me këngën e njohur shqiptare “Oj Kosovë, oj nëna ime”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno: Nuk i kam marrë akoma 100 mijë eurot e Big Brother

Egla Ceno: Nuk i kam marrë akoma 100 mijë eurot e Big Brother

Iu ndalua hyrja në aeroplan veç pse foli shqip, Bebe Rexha thotë se ka mbërritur në shtëpi mirë

Iu ndalua hyrja në aeroplan veç pse foli shqip, Bebe Rexha thotë se ka mbërritur në shtëpi mirë

Noizy paralajmëron koncert madhështor më 21 gusht: Plani i politikës ishte të më ndalnin, por Zoti kishte plane të tjera për mua

Noizy paralajmëron koncert madhështor më 21 gusht: Plani i politikës ishte të më ndalnin, por Zoti kishte plane të tjera për mua

Blero i kërkon rikthim ish-të dashurës: Prej që ke ikur nuk më hahet as buka

Blero i kërkon rikthim ish-të dashurës: Prej që ke ikur nuk më hahet as buka

Pyetet rreth edicionit të tretë, Alaudin Hamiti: Nuk kam ç’të them për Big Brother VIP Kosova

Pyetet rreth edicionit të tretë, Alaudin Hamiti: Nuk kam ç’të them për Big Brother VIP Kosova

Ndodhen për pushime në Itali, Mozzik dhe Lotina shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin

Ndodhen për pushime në Itali, Mozzik dhe Lotina shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin

Kalo në kategori