Këngëtari Yll Limani ka qenë shumë i përfolur këtë vit në media, kjo për arsye se një kohë të gjatë u aludua për një lidhje mes tij dhe këngëtares Tuna, gjë e cila doli të jetë e pa vërtetë.

Ai është mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku numëron me mijëra ndjekës në llogaritë e tij zyrtare.


Së fundmi, Ylli ka publikuar një video në Instagram Story ku shfaqet i shtrirë në krevat, gjersa ledhaton qenin e tij, që mesa duket nuk e lë vetëm për asnjë çast.

Yll Limani i shtrirë bashkë me qenin e tij në krevat. Foto nga Instagram Story. Yll Limani i shtrirë bashkë me qenin e tij në krevat. Foto nga Instagram Story.

Këngëtari Limani është shumë i apasionuar pas kafshëve të tij shtëpiake, aq sa nuk heziton as të flejë bashkë me ta. /Telegrafi/