Yll Limani i pranishëm në Marshin "Drejtësi, jo politikë"

Po mbahet në Prishtinë Marshi me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Marshi, i organizuar nga platforma "Liria ka emër", ka mbushur sheshet e Prishtinës me mijëra qytetarë.
Drejtësi, jo politikë, po kërkohet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në përkrahje të tyre i pranishëm është edhe këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani.
Në disa pamje që qarkulluan në rrjete sociale, ai shfaqet krah djalit të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endritit.
"Gëzuar dita e Pavarësisë Kosovë. Drejtësi jo politikë", ka shkruar gjithashtu në një postim të shpërndarë në Instagram.
Marshi ka nisur me performancën emocionuese të reperit Lyrical Son, i cili interpretoi "Ushtria Çlirimtare". /Telegrafi/
































































