LAJMI I FUNDIT:

Yjet kanë bërë zgjedhjet e tyre: Këto janë katër shenjat më flirtuese të horoskopit!

Yjet kanë bërë zgjedhjet e tyre: Këto janë katër shenjat më flirtuese të horoskopit!

Për mirë apo për keq, disa prej nesh janë thjesht më flirtues se të tjerët. Në vend se të pyesim pse, fajin duhet lënë yjeve

Shenjat e zodiakut më flirtuese janë gjithmonë është lehtë për t’i dalluar – janë ata që dinë të ecin, flasin dhe të predikojnë, shkruan Style Caster.


Kur interesohemi për dikë të gjithë duam të tregojmë veten tonë më të mirë për ta joshur. Flirtimi është një “art”, është instinkti që shtyn të flirtojmë.

Dhe si gjithmonë yjet kanë bërë zgjedhjet e tyre, thjesht pranojini:

I Guarantee You’d Never Guess The 4 Flirtiest Zodiac Signs

1 – Binjakët

Shenja juaj drejtohet nga planeti Mërkur, i cili e ka marrë emrin nga perëndia romake e komunikimit të shpejtë. Ashtu si vetë Mërkuri, ju dini si të komunikoni me të tjerët dhe t’i bëni të tjerët t’ju dëgjojnë. Jeni të mirë në flirtim sepse dini saktësisht se çfarë të thoni për t’i bërë njerëzit të marrosen pas jush.

Për më tepër “i bëni mirë detyrat e shtëpisë” dhe përgatiteni paraprakisht në lidhje me personin me të cilin do flisni. Kur është hera e fundit që jeni ngatërruar me fjalët tuaja? Apo kjo s’ka shanse të ndodhë…

Sidoqoftë, mos harroni t’i lini dhe ata të flasin dhe ju t’i dëgjoni për një moment. Në rregull?

2 – Akrepi

Shenja juaj drejtohet nga Marsi, i cili e ka marrë emrin nga perëndia e luftës dhe drejtësisë. Ju jeni një flirtues i mirë sepse s’merreni me biseda të thjeshta, të përditshme.

Jeni të drejtpërdrejtë dhe biseda me ju i nxit të tjerët të mendojnë, madje dhe “të vrasin mendjen”. Kjo i bën ata të ndihen të entuziazmuar për të folur me ju.

Ajo që është argëtuese për stilin tuaj të flirtimit është që i bëni njerëzit të ndihen të kuptuar dhe të dëgjuar. Ju nuk i pyesni nga vinë, apo çfarë pune bëjnë, por godisni drejt e në zemrën e tyre, citon Anabel.

3 – Luani

Shenja juaj drejtohet nga Dielli. Ju jeni shumë flirtues, sepse doni që gjithë sytë të jenë tek ju. Stili juaj i flirtimit është unik, pasi nuk keni pse të përpiqeni të “gjuani”. Ata vijnë vetë tek ju.

Megjithatë, ndonjëherë e bëni shumë të dukshme se doni vëmendje. Kujdes!

4 – Shigjetari

Shenja juaj drejtohet nga Jupiteri, planeti që sundon fatin. Loja juaj flirtuese është e fortë sepse mund të godisni këdo. Nuk keni frikë të merrni hapin e parë sepse e dini që nuk do zhgënjeheni. Njerëzit tërhiqen nga ju për shkak të pasionit që ju karakterizon kur flisni dhe kur bëni gjithçka tjetër. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori