Yjet e Bayernit shkojnë me partneret në Oktoberfest, ku takojnë një person të veçantë (Foto)

Yjet e Bayern Munichut janë shoqëruar nga gratë apo të dashurat e tyre në Festivalin e njohur të birrës, Oktoberfest.
Të veshur me rroba tradicionale, bavarezët kanë pozuar për fotografët në evenimentin e famshëm të Munihut.

Futbollistët e klubit më të madh gjerman janë takuar me njeriun më të shpejtë në botë, Usain Bolt.
Disa prej tyre e kanë shfrytëzuar rastin që të fotografohen me të.

Oktoberfest mund t’u shërbejë lojtarëve të Bayernit që të kthjellen pas barazimit të papritur ndaj Kolnit. /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































