Shumica e njerëzve kurrë nuk kanë dëgjuar për qytetin Yinchuan. Por, ky qytet tërheq vëmendjen për disa arsye: nga njëra anë duhet të shërbejë si model për “qytetet e mençura” për dhjetëra metropole në gjithë Kinën e, nga ana tjetër, për shkak të teknologjive të përdorura, ekzistojnë dilema serioze në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.
Në Yinchuan fytyra juaj është kartë krediti. Në autobusët lokalë njohja e fytyrës ka zëvendësuar shqyerjen e biletave. Ndërsa, njësoj siç shenjat e gishtave e hapin dhe e mbyllin një telefon të zgjuar, fytyrat e udhëtarëve janë lidhura me llogaritë e tyre bankare.
Kontejnerët e plehrave veprojnë me energji diellore, ndërsa përdoren edhe si kompaktorë duke rritur për pesë herë kapacitetin. Kontejnerët dërgojnë sinjal kur janë të mbushur, kështu që punëtorët e dinë se kur duhet të zbrazet.
Blerja e ushqimeve në shitore është gjithashtu një gjë së shkuarës. Banorët mund të porosisin ushqimin nëpërmjet aplikacioneve në telefon dhe në vend të pritjes së porosisë, ushqimin mund ta marrin në ormanët e ftohtë e të zgjuar qendror.
Në Komunë hologramët pranojnë vizitorët. Kodet QR janë të vendosur në mure dhe njerëzit përmes tyre marrin përgjigje për pyetjet. Kjo ndihmon në zvogëlimin e rendeve. Gjithashtu, në një panair të kohëve të fundit të punës, të punësuarit e ardhshëm mund të skanojnë kodet për të marrë informacione në lidhje me vendet e punës që janë në dispozicion.
Çdo ndërveprim i qytetarëve me autoritetet zhvillohet në Kuvendin e Komunës. Shumë nga proceset që më parë janë personalisht tani kryhen online.
Haodaifu Online është portal që lidh mjekët me pacientët, e që mundëson trajtimin dhe përshkrimin e recetave në distancë, duke reduktuar tollovinë në spitale dhe klinika.
Yinchuan është një nga dyqind pilot-projektet e qyteteve të zgjuara në Kinë. Qeveria është e vendosur të zhvendosë 250 milionë njerëz në zonat urbane, deri në vitin 2050, dhe është duke bërë përpjekje që zonat urbane të jenë efikase dhe të pajisura me teknologji që mund të durojnë një fluks të tillë të popullsisë.
Qyteti i mençur është përcaktuar si fshat urban, që lidh teknologjinë dhe planifikimin urban.
“Kina është duke u përpjekur për të arritur mënyrat për ta ndërtuar dhe për ta paraqitur qytetin e zgjuar. Ne në Perëndim nuk kemi një gjë të tillë”, ka thënë Carl Piva, nënkryetar i programeve strategjike në Forumin TM.
Por, pse Yinchuan?
Në shikim të parë Yinchuan nuk duket kandidat i duhur për drejtimin e lëvizjes së “qyteteve të zgjuara”. Popullsia e saj prej 1.5 milionë është pothuaj asgjë në krahasim me Pekinin e 13 milionë banorëve apo Shangain e 24 milionëve.
“Problemi është se këto qytete tashmë janë shumë të mëdha”, thotë Piva.
Ndaj, Yinchuan mund të përshtatet më mirë për teknologjitë e reja dhe për të tërhequr njerëzit. Qyteti tashmë ka blloqe bosh të ndërtesave të banimit, të cilat janë duke pritur qiramarrësit e ardhshëm.
“Po ndërtojnë me supozimin se të gjitha qytetet duhet të jetë të ndërtuar nga themeli, se mund të ndërtohet një qytet të ri dhe se gjithçka do të punojë si duhet nga dita e parë”, thotë Igor Calzada, ligjërues në Programin e Oksfordit për qytetet e së ardhmes. “Për pesë vjet do të shihni se nuk është aq e lehtë të lidhësh sjelljet e njerëzve me teknologjinë”.
Pjesa më e madhe e potencialit të Yinchuanit vjen nga të dhënat – informatat e mbledhura në lidhje me qytetarët, që mund të përmirësojnë jetëtn e tyre. Kujdesi shëndetësor nuk është ende në gjendje të dërgojë automatikisht ndihmë kur sensorët zbulojnë se dikush, për shembull, ka sulm në zemër, por është në rrugën e duhur për të realizuar këtë.
Mirëpo, Calzada është i dyshimtë në lidhje me atë se si po i përdor Qeveria kineze këto të dhëna.
“Disa qyteteve u intereson transparenca e të dhënave, e disave jo. Yinchuan është i ri, por duket se aty askujt nuk po i intereson se çfarë po ndodh me informatat e tyre personale”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJaponia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Si një fëmijë modern dhe një neandertal ndryshuan historinë njerëzore
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend