Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, e ka konsideruar shqetësuese deklarimin e kryeministrit Albin Kurti me rastin e përkujtimit të 5 vjetorit të vrasjes së Oliver Ivanoviq.
Sipas YIHR, kryeministri Kurti në deklaraten e tij e glorifikoi veprimtarinë e Oliver Ivanoviq duke e shquar atë si një njeri që ka punuar për një të ardhme të qëndrueshme dhe një Kosovë multietnike.
Oliver Ivanoviq ishte dënuar me 9 vite burg në shkallë të parë për krime lufte ndaj popullsisë civile shqiptare të kryera më 14 prill 1999 në Mitrovicë.
Vendimi për fajësinë për krimet e luftës kundër popullsisë civile është marrë në vitin 2016 nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Mitrovicës me panel të përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë.
Më pas, rasti ishte kthyer në rigjykim.
Procesi i rigjykimit ka mbetur pa përfundur për shkak të vrasjes së tij në vitin 2018.
YIHR konsideron se personat të cilët kanë qenë në procedura gjyqësore për krime të luftës nuk duhet të glorifikohen nga liderët institucional.
“Ndonëse procedurat gjyqësore ndaj Oliver Ivanoviq nuk arritën të përfundohen përshkak të vdekjes së tij dhe si rezultat nuk kemi një vendim përfundimtar mbi fajësinë e tij, nuk duhet të harrohet që Ivanović po akuzohej për krime lufte ndaj popullsisë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë. As veprimtaria politike e Oliver Ivanović në vitet e fundit të jetës së tij, nuk e asgjëson apo amniston akuzën për krime lufte ndaj popullsisë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në reagim.
YIHR bën thirrje të gjithë liderëve politik që të kenë ndjeshmërinë dhe respektin e duhur për viktimat dhe të mbijetuarit e luftës, familjarët e tyre dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Ndjeshmëria dhe respektimi i dinjitetit të viktimave duhet të jenë prioritet në paraqitjet publike të udhëheqësve shtetëror. Integriteti dhe dinjiteti i viktimave dhe të mbijetuarëve/ave të luftës duhet të jenë në qendër të diskursit publik të ballafaqimit me të kaluarën”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën