LAJMI I FUNDIT:

Yahoo padit Facebook

Yahoo padit Facebook

Yahoo ka paditur Facebookun për gjoja shkeljen e dhjetë patentave. Patentat në mes tjerash kanë të bëjnë me reklamat, shkëmbimin e mesazheve, aktivitetet shoqërore dhe personalizimin e faqeve.

Rritja e Facebookut në masë të madhe është e bazuar në përdorimin e paautorizuar të teknologjisë së patentuar, thonë në Yahoo. Gjatë viteve kanë investuar resurse të mëdha në hulumtim dhe zhvillim, që pati si rezultat shumë teknologji të patentuara të cilat përdoreshin nga kompanitë tjera me licencë, porosisin nga Yahoo. Pasi që bisedimet me Facebookun dështuan, ata do të kërkojnë ndihmën e gjykatës, ndërsa që janë të bindur se do të fitojnë.

Nga Facebook kanë porositur se janë të dëshpëruar me atë se tentimi i Yahoosë që ti kontaktoj faktikisht përbëhej prej disa telefonata të shkurta dhe se për padinë kishin dëgjuar nga mediat. Në mënyrë energjike do të mbrohen nga paditë që habisin, janë të vendosur në Facebook. /Telegrafi/