LAJMI I FUNDIT:

XPeng publikon fotografit e interierit të SUV G9

XPeng publikon fotografit e interierit të SUV G9

XPeng nga e mërkura do të fillojë të marrë porositë paraprake për veturën e tyre të ardhshme SUV G9.

Sipas blogerëve nga Weibo, disa imazhe të veturës së re rrodhën nga vet aplikacioni i kompanisë. Fotot e publikuara janë pamje 3D të interierit.


ArenaEV raporton se nuk ka ndonjë pamje të pjesës së përparme të interierit të makinës, pasi dy ekrane gjigante marrin shumicën e hapësirës, transmeton Telegrafi.

Kompania e kuptoi shpejtë gabimin e saj, dhe të gjitha fotografitë u fshinë nga aplikacioni i tyre.

Dy ekranet e mëdha me një ekran instrumenti më të vogël të dedikuar për drejtuesin është një qasje e njohur, e njëjta u pa edhe tek Li Auto L9 gjithashtu.

Ato e bëjnë interierin e XPeng G9 shumë më modernë se atë të modeleve të tjera të këtij prodhuesi të veturave.

G9 zyrtarisht u zbulua në nëntorin e vitit të kaluar dhe prodhuesi i veturave konfirmoi se kjo veturë është e dizajnuar për tregjet ndërkombëtare, dhe i përmbush standardet kineze dhe ndërkombëtare të sigurisë.

XPeng G9 është modeli i katërt në linjë, është një SUV Premium që ka për qëllim të garojë me Li Auto L9.

Porositë paraprake për këtë SUV do të fillojnë me 10 gusht, ndërsa lansimi zyrtar i veturës është planifikuar për muajin shtator.

Për ta mbajtur audiencën në këmbë, drejtori i XPeng, He Xiaopeng e publikoi një video në Weibo, duke i dhënë disa detaje të shkurtra të G9 SUV. /Telegrafi/

XPeng unveils interior of its flagship SUV G9 - preorders start Wednesday

XPeng unveils interior of its flagship SUV G9 - preorders start Wednesday

XPeng unveils interior of its flagship SUV G9 - preorders start Wednesday

Në trend Auto

Më shumë
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Si ta ndizni makinën në mot të ftohtë

Si ta ndizni makinën në mot të ftohtë

Auto
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori