Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme sjellin pesë përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku çdo pikë mund të peshojë rëndë si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Xhiroja e 21-të hapet të shtunën në Malishevë, ku Malisheva pret Dukagjini në “Liman Gegaj”. Një duel i rëndësishëm për të dy skuadrat, që synojnë të konsolidojnë pozitat në mesin e tabelës dhe të shmangin presionin e zonës së rrezikshme.


Të dielën, vëmendja zhvendoset në Ferizaj, ku Ferizaj përballet me Ballkani. Kampionët në fuqi kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, ndërsa vendasit synojnë befasinë përballë një prej skuadrave më konstante të sezonit.

Po të dielën zhvillohet edhe derbi më tërheqës i xhiros, ai mes Gjilanit dhe Prishtinës. Një përballje tradicionale, me histori, emocione dhe rëndësi të madhe për renditjen, ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë.

Në Podujevë, Llapi pret Dritën në një tjetër duel me peshë të madhe. Drita synon të mbetet në garë për kreun, ndërsa Llapi kërkon pikë të arta për stabilitet dhe ngjitje në tabelë.

Xhiroja mbyllet të hënën në Malishevë, ku Drenica do të përballet me Prishtina e Re. Një ndeshje direkte për mbijetesë, ku tensioni dhe rëndësia e pikëve pritet të jenë maksimale.

Të gjitha ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app