Xhiro e 25-të në basketboll sjellë dy derbi të nxehtë

Natyrisht e tërë vëmendja do të jetë në duelin Trepça – Sigal Prishtina që zhvillohet në Vushtrri nga ora 18:00.
Mitrovicasve u duhet fitorja, pasi në të kundërtën, mund ta humbasin pozitën e katërt, nëse në anën tjetër fiton 21-shi kundër Dritës.
Trepça është përballë tri herë me Prishtinën këtë edicion, dy herë ka pësuar disfatë, ndërsa në përballjen e fundit në kryeqytet ka shënuar fitore me rezultat 20-0 pasi ndeshja ishte ndërprerë me futjen e tifozëve në parket.
Nga paslufta dy ekipet më të trofeshme të vendit janë përballë 82 herë. 27 fitore i numëron Trepça, 55 fitore Sigal Prishtina.
Nën hijen e këtij derbi, zhvillohet dueli tjetër shumë interesant ndërmjet Sigkos Bashkimit e Pejës, që zhvillohet të enjten në Prizren nga ora 19:00.
Prizrenasit po luajnë shumë më mirë në pranverë dhe nga 10 ndeshjet kanë realizuar tetë fitore, duke i mposhtur edhe Prishtinën e 21-shin. Mirëpo njëra nga disfatat ka ardhur po nga Peja rivali i radhës, që e ka mposhtur madje tri herë Bashkimin këtë edicion.
Peja në anën tjetër ka po ashtu dy disfata në pranverë nga Prishtina e 21-shi, mirëpo rikthimi i plotë i Dardan Berishës në ndeshjen e fundit kundër Trepçës, ka motivuar edhe më shumë pejanët.
Xhiroja e 25-të në BKT Superligë:
Gjilan e mërkurë me 10.04.2013, ora 20:00
DRITA - RTV-21
Prizren e enjte me 11.04.2013, ora 14:30
VËLLAZNIMI - KOSOVA
Prizren e enjte me 11.04.2013, ora 19:00
SIGKOS BASHKIMI - PEJA
Vushtrri e enjte me 11.04.2013, ora 18:00
TREPÇA - SIGAL PRISHTINA
/Telegrafi/




















































