LAJMI I FUNDIT:

Xhesika Berberi tregon se çfarë kërkon te një mashkull

Xhesika Berberi tregon se çfarë kërkon te një mashkull

Xhesika Berberi po vazhdon me sukses të krijojë një karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Modelja konsiderohet si një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe shpesh bëhet pjesë e rubrikave rozë.

https://www.instagram.com/p/BllGh3Hn-zl/?taken-by=xhesikaberberi


Por, atë ende nuk e kemi parë në krahë të mashkullit, për të cilin ka edhe disa kërkesa specifike.

Në fakt, ajo i është përgjigjur një pyetje të një fansi se “çfarë kërkon tek një burrë?”.

Ajo pohoi se duhet të ketë ndër të tjerash zemër të madhe dhe ta bëjë të lumtur 27-vjeçaren.

“Të ketë zemër të madhe, të më bëjë të lumtur dhe të më vlerësojë për atë që jam e të më japë vëmendje. Të më dojë dhe të jetë i sinqertë e të ketë dëshirë të bëjë qejf, me mua sigurisht”, ka qenë përgjigja e Xhesikës.

Tri modelet shqiptare po shijojnë pushimet në plazhet e Miamit
Lexo po ashtu Tri modelet shqiptare po shijojnë pushimet në plazhet e Miamit

Ndryshe, biondina jonë është duke punuar në projekte të reja të modës. /Telegrafi/