Të shumta janë rastet kur artistët shqiptarë në tërësi kritikohen për ndërhyrjet apo operacionet plastike.
Dhe së fundmi është Xhensila Myrtezaj, ajo e cila ka reaguar me një postim në Instagram, duke publikuar fotografi kur ishte 11 vjeçe – përmes të cilave tregon se është krejtësisht natyrale (pa asnjë ndërhyrje).
Ajo shton se fytyra dhe trupi i saj në atë kohë janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sot.

Ky është postimi i plotë i Myrtezajt:
“Jeta është e bukur dhe kur them këtë nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë.
Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një lufte që ashtu si çdo luftë, është e padrejtë…
Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar. Ndërkohë jam njeri dhe jam njeri publik por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera por Xhensilën kur kamerat fiken e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë.
Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet. Mund të shkruaj më shumë por në fund të ditës, unë mbi të gjitha flas me ata që më njohin pa bërë fjalime: me Zotin dhe me njerëzit që më duan.
Këtë postim dua ta mbyll duke ndarë dhe dy gjëra të tjera; dua të ndaj krenarinë për rrugëtimin e kësaj vajzës që i shkëlqenin sytë nga lumturia e atij momenti dhe të ndaj me fansat e mi mallin për t’ju kthyer skenës sapo muzikës t’i jepet sërish hapësirë”.
https://www.instagram.com/p/CFcc0YlMFM0/
Këto fotografi të artistes 27 vjeçare janë realizuar në kompeticionin “Gjeniu i Vogël”, aty ku filloi rrugëtimi i Xhensilës në muzikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë