Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria, duke qenë se është mëse e angazhuar edhe me koncerte jashtë vendit.


E njëjta së fundmi ndodhet në Zvicër, derisa ka performuar në një nga klubet e njohura atje.

248694084 193442359602353 929866396292468302 n Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

28-vjeçarja ka publikuar disa fotografi nga evenimenti gjersa tregoi dukjen provokuese në veshje sportive.

Nëna e një vajze ndërkaq ka theksuar linjat trupore në një veshje të markës së famshme, “Adidas”.

“Çika çika”, ka qenë përshkrimi i këtyre imazheve që mblodhën mijëra klikime për një periudhë të shkurtër.

247572630 140522401642070 1824042442093589973 n Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Xhensila përgjatë këtij viti ka bërë një ndryshim drastik në pamje meqenëse ka arritur një fizik të bujshëm falë përkushtimit ndaj palestrës.

Ajo po vazhdon të jetë tejet aktive edhe me prurje të reja muzikore. /Telegrafi/