LAJMI I FUNDIT:

Xhensila Myrtezaj dhe Granit Derguti bëhen bashkë

Xhensila Myrtezaj dhe Granit Derguti bëhen bashkë

Në vazhdën e shumë bashkëpunimeve që po punohen për publikun shqiptar, edhe dy emra shumë të njohur të skenës sonë janë bërë bashkë.

Sipas burimeve të “Reload” të RTV Dukagjinit, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Granit Derguti kanë bashkuar forcat, dhe në studion e producentit Mixey po e punojnë këngën e tyre më të re.

Tani për tani ky është i vetmi detaj që dihet rreth kësaj risie, për detaje më të hollësishme, na mbetet të presim ndonjë paraqitje të vetë artistëve.


Ndërkohë Greanit Derguti ka pak ditë që ka publikuar këngën e tij më të fundit “Çka ke bo”. /Telegrafi/