LAJMI I FUNDIT:

Xhemajli: Në Konventën e PDK-së shpërfaqet vizioni i partisë për të ardhmen

Xhemajli: Në Konventën e PDK-së shpërfaqet vizioni i partisë për të ardhmen

Qëllimi i Konventës së VIII të Partisë Demokratike të Kosovës është shpërfaqja e vizionit të PDK-së për të ardhmen, por nuk do të përjashtohet as debati për zhvillimet e përgjithshme në vend, ka thënë nënkryetari i kësaj partie për çështje organizative, Bajrush Xhemajli.

“Ashtu siç parashihet nga KQZ-ja, është koha që PDK-ja tani ta mbajë Konventën e VIII Zgjedhore. Kështu që, në aspektin ligjor po e përmbushim një obligim. Kjo konventë do të na shërbejë edhe për çështje të brendshme partiake, sepse si parti më e madhe që jemi kemi nevojë që strukturat tona t’i rigjenerojmë dhe të ecim tutje”.


Besoj se kjo konventë është në një moment të rëndësishëm politik, ku sigurisht se do të marrim impulse të reja për të ecur tutje”, ka thënë Xhemajli, për Epoka e Re.

Ai ka shtuar se në fund të kësaj konvente do të shqyrtohet dhe miratohet një deklaratë politike, por nuk beson se do të shtrohet si çështje koalicioni qeverisës.

“Rëndësia e kësaj konvente është te shpërfaqja e vizionit të PDK-së për të ardhmen, që sigurisht se do të jetë në fjalën e kryetarit”, ka thënë ai.

Partia Demokratike e Kosovës mban sot Konventën e Tetë të punës.