LAJMI I FUNDIT:

Xhemaili tregon arsyet pse u transferua në MLS

Xhemaili tregon arsyet pse u transferua në MLS

Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Blerim Xhemaili ditë më parë iu bashkua kampionatit amerikan MLS.

Pas një viti fantastik në Serie A me Bolognën me gola dhe asistime të bukura, Xhemaili vendosi të bashkohej me Montreal Impact.

Ai ka zbuluar edhe arsyen pse vendosi të transferohet në MLS, duke theksuar se deshi një eksperiencë të re.


“E kam bërë këtë zgjedhje pasi erdhi momenti që un dhe familja ime të përjetojmë një eksperiencë të re”.

“Ishte një ofertë shumë e mirë në të gjitha aspektet për të ardhur në MLS dhe pranova pasi më pëlqen futbolli që luhet këtu”, është shprehur mesfushori tetovar.

Ai në fund ka falënderuar edhe tifozët e Bolognës, derisa ka pranuar se së bashku me Napolin ishin eksperiencat më të mira.

“Dua të falënderoj tifozët e Bolognës sepse jam ndier shumë mirë. Nuk e mendoja asnjëherë se do ta zhvillonim një stinor të tillë”.

“Bologna së bashku me Napolin janë dy eksperiencat më të bukura në botën e futbollit”, ka përfunduar Xhemaili.

Reprezentuesi zviceran, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën kanadeze, Montreal Impact. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori