eksperti-banner

Xhelal Sveçla, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka paralajmëruar se presidenti i vendit Hashim Thaçi shpejt mund të përfundojë në  Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.

Këtë koment Sveçla e ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi Hashim Thaçi paralajmëroi se do të largohet nga politika nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, ku presidenti do të votohej prej popullit.


Postimi i plotë i Sveçlës:

"'Thaçi paralajmëron: "Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, largohem përgjithmonë nga politika.'

Kështu thotë Hashimi, por edhe ai e di që të ardhmen e tij shumë shpejt do ta përcaktoj drejtësia!
Ky edhe mund të vazhdoj të merret me politikë, por është çështje plotësisht administrative nga cili pavion a kat i Gërdocit", ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/