LAJMI I FUNDIT:

Xhelal Sveçla flet për takimin me Marko Gjuriqin: Ishte takim pune, ua thashë në fytyrë se masakra e Reçakut nuk ishte trillim

Xhelal Sveçla flet për takimin me Marko Gjuriqin: Ishte takim pune, ua thashë në fytyrë se masakra e Reçakut nuk ishte trillim

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë edhe deputeti i kësaj partie në Legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sveçla, sonte tregoi në një intervistë ekskluzive për takimin e tij me i ashtuquajturi drejtor i Zyrës Serbe për Kosovë, Marko Gjuriqin.

Ai sonte tha se “takimi nuk ishte personal”, shkruan Insajderi.


“Ishte një konferencë… Tema ishte raportet-marrëdhëniet mes rajonit, nuk kishte të bënte me raportet Kosovë Serbi, statusin e Kosovës apo çfarëdo gjëje tjetër”, tha Sveçla.

Ai ka thënë se e ka potencuar faktin që serbët e kanë mohuar masakrën e Reçakut dhe gjithë gjenocidin e bërë në Kosovë.

Gjuriq: Fotografinë me Sveçlën e ka bërë PDK-ja, qëllimi i tyre është konflikti i brendshëm politik
Lexo po ashtu Gjuriq: Fotografinë me Sveçlën e ka bërë PDK-ja, qëllimi i tyre është konflikti i brendshëm politik

“U thash në fytyrë. E potencova faktin e mohimit të masakrave dhe gjenocidit në Kosovë, dhe ju thashë se këto janë deklarata kriminale të tyre. Unë iu thash se jam vetë dëshmitar i masakrës së Reçakut”, është shprehur ai.

Përveç kësaj, Sveçla ka thënë që kjo nuk ka qenë herë e parë që Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë në një konferencë të tillë dhe po ashtu nuk do të jetë as hera e fundit.

Por, sa i përket reagimeve të shumta për takimin e tij me Gjuriqin, Sveçla ka thënë se është moment i veçantë i krijimit të Qeverisë Kurti.

“Mendoj që jemi në një moment më të veçantë, jemi para themelimit të qeverisë ku kundërshtarët politikë janë më të etur për të luftuar qeverinë e ardhshme Kurti. Kjo nuk është befasi, ne gjithmonë kemi qenë të luftuar nga ta, herë përmes medieve e herë përmes burgut”, ka theksuar Sveçla./Insajderi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori