LAJMI I FUNDIT:

Xhavit Haliti paralajmëron befasi nga PDK-ja në prag të zgjedhjeve

Xhavit Haliti paralajmëron befasi nga PDK-ja në prag të zgjedhjeve

Derisa gjithë matematikat e partive të tjera e dërgojnë PDK-në në opozitë, nënkryetari i kësaj partie Xhavit Haliti ka paralajmëruar një skenar të ri në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pikërisht në ditën kur u zyrtarizua koalicioni i dytë parazgjedhor më mes të dy subjekteve, AKR-së së Behxhet Pacollit dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, përfaqësues të PDK-së, parti kjo e cila është në pushtet që nga paslufta, kanë paralajmëruar thyerjen e të gjitha matematikave të subjekteve politike.

Nënkryetari i kësaj partie Xhavit Haliti, i pyetur nëse PDK-ja do të shkojë e vetme ose në koalicion me ndonjë parti në zgjedhje, ka deklaruar se në cilindo variant PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet.

Haliti duke mos dashur të japë më shumë detaje, tha shkurt se ditëve në vijim do të ketë befasi të këndshme nga ana e PDK-së.

“Në secilin variant qoftë në koalicion, qoftë e vetme PDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve. Kjo është me rëndësi. Të tjerat janë çështje kohe, çështje e marrëveshjeve të mundshme, por edhe nëse shkojmë vetë ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Nuk kemi biseduar akoma me partitë politike, por besoj se do të ketë befasi të këndshme”, ka thënë ai për “Zërin”.

Ndërkohë matematikat e të gjitha partive deri më tani e dërgojnë PDK-në në opozitë. Dy partitë që para disa ditësh lidhën koalicion, AAK-ja e PSD-ja, kanë përjashtuar çfarëdo mundësie të bashkëpunimit me PDK-në, njësoj siç kanë vepruar edhe dy partitë e tjera opozitare, LDK-ja dhe LVV-ja. Të vetmit që deklarativisht nuk janë shprehur kundër një bashkëpunimi me PDK-në është koalicioni që u arrit dje, Nisma dhe AKR-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori