Kontaktet e para me Islamin në Ballkan nuk u zhvilluan me ardhjen e osmanëve në fund të shekujve 14-të dhe 15-të, por shumë më herët, shkruan Tesheshi.com.
Muhammad Haxhiaxhiç, historian nga Sarajeva, përmend se në afërsi të Mostarit janë gjetur monedha nga periudha e kalifit Mervan II (745-750), e që janë paratë e para që kanë arritur në Bosnjë përmes tregtarëve arabë, të cilët kanë tregtuar në masë të madhe në Mesdhe; pasi në atë kohë Dubrovniku ka qenë një qendër e rëndësishme e tregtisë.
Kështu, është e mundur që për shkak të rrugëve tregtare në Dubrovnik, në fshatin Mlike të Kosovës, në vitin 1289, njëqind vjet para betejës së famshme të Fushë-Kosovës, kolonët dhe zejtarët nga qyteti sirian i Halepit të kenë ndërtuar xhaminë më të vjetër në Ballkan, atë të Haxhi Huseinit.
Një pllakën e gurit qëndron e shtypur në gjuhën arabe se xhamia është ndërtuar në vitin 1289 dhe është rinovuar në vitin 1822, nga Ahmed al-Aga.
Sipas informatave historike, familja e al-Aga-s në periudhën prej vitit 1095 në kërkim të një jete më të mirë kishte arritur deri në Kosovë, por duke pasur parasysh se kjo ishte një familje e madhe, herë pas here në intervale të caktuara kohore ata ishin vendosur në pjesën jugore të Kosovës; dhe pasi janë përshtatur me mjedisin e ri, kanë vendosur që të qëndrojnë më gjatë aty. Dhe në vitin 1289 ata ndërtojnë aty edhe një xhami.
Në traditën dhe dokumentet popullore besohet që emigrantët ishin kryesisht nga provinca dhe qyteti i Halepit; pasardhësit e tyre të sotëm madje ende e mbajnë mbiemrin Halepovci (Aljabakovci) dhe ndodhen në Mlike, Krushevë, Dragash dhe Restelicë. Gjithashtu, pasardhësit e tyre mund të gjenden dhe në Prizren, ku punojnë si farkëtarë dhe zejtarë. Mund të gjenden edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë. Ekzistenca e zanateve individuale në Gorë (zejtarit dhe farkëtarit) lidhet pikërisht me këto familje.
Një dokument nga viti 1995 flet për emigrantët nga Halepi, të cilët u vendosën në Kosovë.
Si konfirmim i kësaj teze është dokumenti që myslimanët e këtij vendi e kanë marrë nga Damasku në vitin 1995 nga Ministria e vakufeve të Republikës Arabe të Sirisë, në të cilin në përkthim thuhet si vijon:
“Ne Muftinia e Qarkut të Halepit, Republika Arabe e Sirisë, konfirmojmë se familja e al-Agës është e famshme dhe e lashtë, anëtarët e së cilës kanë emigruar në vitin 1095, ndërsa emigrimi i tyre ka vazhduar deri në vitin 1291, ku ndërtuan xhaminë në fshatin e tyre në Mlike, me qëllim të kryerjes së riteve fetare. Mbi këtë bazë, kjo xhami është në të vërtetë pronë e këtyre familjeve, respektivisht familjeve të myslimanëve arabë të zhvendosur dhe nuk janë nga ndërtimet osmane. Ne vërtetojmë pronën e tyre dhe kërkojmë nga autoritetet që t’u ndihmojnë në këtë”.
Xhamia gjatë historisë së trazuar të Kosovës është djegur dy herë, por vendasit e kanë ruajtur me kujdes pllakën e gurit me mbishkrimin arab, duke e fshehur atë në nënkulm (papafingo) të shtëpive dhe vende të tjera të fshehta; duke ruajtur kështu edhe faktin se xhamia e parë në Ballkan është ndërtuar nga emigrantët selxhuk nga Halepi, njëqind vjet para betejës së Fushë – Kosovës. /tesheshi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë