LAJMI I FUNDIT:

Xhamia e fshatit Herticë të Podujevës, objekti dy shekullor që i mbijetoi kohës (Video)

Xhamia e fshatit Herticë të Podujevës, objekti dy shekullor që i mbijetoi kohës (Video)

Xhamia është objekti më i vjetër në fshatin Herticë, me të cilën Bajram Haxhiu është lidhur shpirtërisht.

Aty ku bashkë me shokët e vendlindjes kishte kaluar pjesën më të madhe  të jetës.


Bajram Haxhiu, ndër më të vjetrit e fshatit Herticë, ka thënë se kjo xhami është pothuajse 270 vjeçare, dhe e cila është ndërtuar nga vetë banorët.

“Shënime në të kaluarën nuk janë mbajtur, por kam dëgjuar nga më të moshuarit se kjo xhami është e ndërtuar rreth vitit 1878, kur kanë qenë shqiptarët deri në Nish. Në atë kohë katundarët kanë ndarë hise për të ndihmuar ndërtimin e kësaj xhamie. Në atë kohë shumë fshatra kanë falur Bajramin në këtë xhami në mungesë të xhamive tjera”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Bajram Haxhiu.

Me simbole fetare e me figura të vendosura në mur, e bënin atë objekt  karakteristikë. Pothuajse gjashtë fshatra përreth mblidheshin në këtë xhami, e cila është ndër më të vjetrat në Llap.

Imami i xhamisë së fshatit, Besim Llalloshi, ka thënë se kjo xhami përveç që ka shërbyer për t’i kryer ritet fetare, ka shërbyer edhe për mësim.

“Xhamia edhe pse shumë kohë më parë e ndërtuar është menduar shumë mirë. Në atë kohë është quajtur “mejtep”, ku pos mësimeve fetare janë mësuar edhe shkronjat shqip. Një rol interesant ka luajtur ky mejtep pasi këtij I janë bashkangjitur shumë fshatra”, tregon Besim Llalloshi, përcjell Telegrafi.

E ndërtuar në formë të shtëpisë, xhamia ka dy kate. Pjesa e poshtme ku është kryer namazi nga më të moshuarit dhe pjesa lart, nga fëmijët.

Ajo ka qenë në funksion deri në vitin 2008.

“Flitet që namazin e Xhumasë ky fshat e ka falur në Brainë. Braina është bukur larg. Ndërsa duke u kthyer rrugës aty kanë vendosur të gjithë së bashku të ndërtojnë xhaminë. E mira e së mirës së kësaj xhamie, kjo është xhami e shqiptarëve që e kanë ndërtuar shqiptarët me financa të veta, e jo nga turqit, arabët apo të tjerët. Arkitektura e saj vërehet, pasi nuk ka minaret dhe dallohet struktura dhe forma e ndërtimit të saj. Kjo xhami varion prej 250-270 vite që nga ndërtimi i saj”, tregon më tej Besim Llalloshi.

Krejt çka ka mbetur në këtë objekt  janë muret, tepihët dhe simbolet fetare të mbuluara nga pluhuri e dheu, si dëshmi se aty me vite të tëra janë kryer rituale fetare.

Bajram Haxhiu, ka thënë se këtë objekt e kanë rinovuar disa herë, vetëm që ai të mos rrëzohet e bashkë me të ruhen edhe kujtimet. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori