Atleti Oblique Seville ka shkruar histori sot në Botërorin e Atletikës, duke u shpallur kampion bote në garën e 100 metrave dhe duke i dhënë fund pritjes së gjatë të vendit të tij për një pasardhës të Usain Bolt.

Seville triumfoi në finalen e madhe me kohën 9.77 sekonda, rezultat që përbën rekordin personal të tij. Ai la pas shokun e skuadrës, Kishane Thompson, i cili u rendit i dyti me 9.82 sekonda.


Medaljen e bronztë e mori amerikani Noah Lyles me kohën 9.89 sekonda, që njëkohësisht është edhe koha më e mirë e sezonit për të.



Me këtë sukses, Seville u bë vrapuesi i parë nga Xhamajka pas legjendarit Usain Bolt që kurorëzohet kampion bote në 100 metra. Bolt ishte i fundit që e kishte mbajtur këtë titull për vendin e tij, duke lënë një boshllëk që tani është mbushur nga 23-vjeçari.

Nga vendi i katërt deri në të shtatin u renditën Kenneth Bednarek, Gift Leotlela, Kayinsola Ajayi dhe Akani Simbine. Ndërkohë, Letsile Tebogo u përjashtua nga gara pas një starti të parregullt./Telegrafi/

telegrafi sport app