LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Sapo të vijë propozimi, jam gati të fillojë menjëherë procedurën për ndryshime kushtetuese

Xhaferi: Sapo të vijë propozimi, jam gati të fillojë menjëherë procedurën për ndryshime kushtetuese

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në takimin me gazetarët për herë të fundit këtë vit, nuk ka thënë se kur do të fillojë procedura për ndryshime kushtetuese, duke theksuar se ai si kryetar i komisionit amë është gatshëm që sapo të vjen propozimi të fillojë procedurat.

Për zgjedhjet e mundshme të parakohshme në pranverë në favor të ndryshimeve kushtetuese, Xhaferi mendon se duhet parë interesimi i procesit.


Xhaferi nuk është përgjigjur se kur do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese dhe thotë se nuk ka pasur nevojë për një takim të drejtpërdrejtë mes kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit për të diskutuar për një çështje për të cilën Kryeministri dhe palët e tjera kanë deklaruar publikisht se aktualisht nuk ka shumicë adekuate, se po zhvillohen diskutime me të gjithë .

“Dhe në momentin kur ata konsiderojnë se i kanë kushtet për të nisur një iniciativë, unë jam i gatshëm si kryetar i Komisionit dhe i Kuvendit të veproj sipas procedurës”, theksoi Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori