LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Reka: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe mundësia shumë reale për anëtarësim në BE deri në vitin 2030

Xhaferi-Reka: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe mundësia shumë reale për anëtarësim në BE deri në vitin 2030

Kryeministri i RMV-së, Talat Xhaferi, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Në takim u theksuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si një shembull domethënës i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, të cilat janë një kontribut serioz për stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe njëherazi edhe të kontinentit evropian.


“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç u konstatua, zhvillohen me sukses në rrugën evropiane dhe meritojnë anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian në një proces dinamik deri në vitin 2030. Kjo, siç u vlerësua, është me rëndësi për qytetarët e të dy vendeve, por edhe për stabilitetin evropian, për shkak të kontekstit aktual gjeopolitik dhe prandaj mundësia shumë reale e deritanishme e integrimit evropian për të dyja vendet nuk duhet humbur.

Në këtë drejtim, Kryeministri Xhaferi theksoi se Qeveria e re kalimtare, e cila bazohet në koalicionin pro-evropian, vazhdon të punojë në përputhje me kursin e politikës pro-evropiane, qëllimi i së cilës është cilësia e jetës së qytetarëve me standarde evropiane. Para së gjithash, Kryeministri Xhaferi posaçërisht theksoi fokusin e Qeverisë në organizimin e zgjedhjeve të qeta, korrekte dhe demokratike, si edhe në disa ciklet e mëparshme zgjedhore”, thuhet në njoftimin e shtypit të Qeverisë.

Në pjesën e zhvillimit të bashkëpunimit, shtojnë nga atje, Xhaferi dhe ambasadori Reka u pajtuan se ekziston një vendosmëri e përbashkët për forcimin e integrimit ekonomik rajonal, siç dëshmojnë protokollet tashmë të nënshkruara për zbatimin e kushteve për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, si edhe për lidhjen e ndërsjellë të skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. U diskutua edhe për përkushtimin për lidhjen infrastrukturore përmes korridoreve 8 dhe 10, që sjell përfitime ekonomike për të dy vendet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat

Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat

Siguri
Kalo në kategori