LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Partitë do të duhet të zgjidhin problemet me listat

Xhaferi: Partitë do të duhet të zgjidhin problemet me listat

Pas kritikave nga partitë politike se njësia zgjedhore numër gjashtë ka 5% më shumë votues se sa e lejuara me ligj, është përgjigjur ministri i drejtësië Valdet Xhaferi i cili ka thënë se dikasteri që ai drejton nuk e ka mendjen të përzihet në këtë çështje pasi as ligji nuk e kërkon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Këtë problem do të ja lëmë Kuvendit. Partitë duhet të merren vesh për të ristrukturuar njësitë zgjedhore” tha shkurt ministri Xhaferi.


Përndryshe, dje kryetari i Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka Aleksandar Çiçakovski ka thënë se ky prag e rrezikon të drejtën e qytetarëve që të kenë votë të barabartë në të gjithë njësitë zgjedhore.

”Pragu elektoral prej +/- 5% definitivisht vëndon në pikpytje të drejtën e votës tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë” tha sot
Çiçakovski në mbledhjen e përbashkët të KSZH-së me Agjencinë shtetërore për media audio dhe audiovizuele.

Sipas ligjit për zgjdhje çdo njësi zgjedhore mund të ketë 3% më shumë a më pak votues kurse në njësinë zgjedhore numër gjashtë ka 5.28% më shumë votues se sa është e shënuar në ligjin për zgjedhje, apo gjithsejt ka 31.721 votues./Telegrafi/