LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Maqedonia, subjekt i njohur ndërkombëtar dhe simbol i paqes në rajon

Xhaferi: Maqedonia, subjekt i njohur ndërkombëtar dhe simbol i paqes në rajon

Në fjalimin e mbajtur në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi theksoi se në 26 vitet e fundit janë bërë hapa të rëndësishëm përpara drejt qëllimeve strategjike të Maqedonisë, e cila sot është subjekt i njohur ndërkombëtar dhe faktor i stabilitetit në rajon dhe më gjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi shprehu mirënjohje ndaj deputetëve të përbërjes së parë parlamentare të Republikës së Maqedonisë, duke thënë se ato e zbatuan vullnetin e qytetarëve të shprehur në referendumin që u mbajt më 8 shtator të viti 1991, referendum në të cilin maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe të tjerët u përcaktuan për shtet autonom dhe të pavarur të Republikës së Maqedonisë.

Para 26 vitesh u përcaktuan edhe qëllimet strategjike, si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm.Në planin e brendshëm Maqedonia ishte definuar si shtet qytetar i cili bazohet në të drejtat dhe liritë individuale dhe kolektive njerëzore, mbi parimet e demokracisë parlamentare dhe sundimin e të drejtës, ndërsa në planin e jashtëm, qëllim prioritar strategjik ishte përcaktuar integrimi i plotë në strukturat euroatlantike, BE dhe NATO.

Sipas Xhaferit, Maqedonia është një subjekt i njohur ndërkombëtar, i cili në periudhë të caktuar kohore paraqiste kanosje për paqen në rajon, mirëpo tani është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe më gjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori